RTSH 24 Live

Politikë

Marrëveshja Itali-Shqipëri për emigrantët, Meloni: Keqardhje se si Rama sulmohet nga të gjitha anët

12/12/2023

Marrëveshja Itali-Shqipëri për emigrantët, Meloni: Keqardhje se si Rama sulmohet nga të gjitha anët

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka reaguar ndaj kritikave të italianëve mbi marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Italisë mbi pritjen e refugjatëve në vendin tonë.

Duke folur në Parlamentin italian, Meloni ka theksuar që është për të ardhur keq se si sulmohet kryeministri Edi Rama nga të gjitha anët.

Për disa në të majtë, bën faj të ndihmosh Italinë”; Për marrëveshjen Itali-Shqipëri, kryeministrja u shpreh më tej, “është për të ardhur keq që shumë nga zërat kritikë kanë ardhur nga Italia, ku Rama është sulmuar nga shumë anë se ka ndihmuar Italinë. Është për të ardhur keq dhe për t'u habitur që për disa italianë të majtë të ndihmosh Italinë është faj

Ajo nënvizoi se pakti “po ngjall interes të vërtetë, edhe tek ata që duan vetëm të shkatërrojnë çdo përpjekje. Le të vazhdojnë të shkatërrojnë dhe ne do të vazhdojmë të ndërtojmë dhe italianët do të vazhdojnë të shohin ndryshimin”.

Meloni shpjegoi se marrëveshja mes dy vendeve është bërë në respekt të ligjit. Sipas saj, ky pakt është i destinuar të bëhet një mjet i rëndësishëm për të luftuar trafikantët e qenieve njerëzore, transmeton Tg24.

 “Në paktin me Shqipërinë respekt të plotë të ligjit. Marrëveshja e Italisë me Shqipërinë është e destinuar të bëhet një mjet i rëndësishëm për të luftuar trafikantët, lejon të hyjnë në territorin evropian vetëm ata që kanë të drejtën e mbrojtjes ndërkombëtare. Ka një dialog të vazhdueshëm me Komisionin e BE-së për marrëveshjen për të vërtetuar angazhimin për pajtueshmëri të plotë me të drejtën e BE-së, kombëtare dhe ndërkombëtare”, shpjegoi Meloni.

/rtsh.al/