RTSH 24 Live

Rajon

Maqedonia e Veriut miraton propozimin francez, Blinken: BE me Ballkanin Perëndimor do jetë më i fortë dhe më i begatë!

16/07/2022

Maqedonia e Veriut miraton propozimin francez, Blinken: BE me Ballkanin Perëndimor do jetë më i fortë dhe më i begatë!

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka reaguar menjeherë sapo Maqedonia e Veriut miratoi propozimin francez. Ai shkruan se një BE me Ballkanin Perëndimor pjesë të saj, e bën atë më të fortë.
"Bashkimi Evropian që përfshin të gjithë Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, do të jetë më i fortë dhe më i begatë. Tani është koha për të punuar në hapat e mëtejshëm", shkruan Blinken.