RTSH 24 Live

Maqedoni e Veriut

Maqedoni e Veriut, Qeveria shpall masa të reja kufizuese antiCOVID-19

16/12/2020

Maqedoni e Veriut, Qeveria shpall masa të reja kufizuese antiCOVID-19

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, njoftuan sot vendimet e qeverisë për paketën e re të masave kufizuese, duke ndjekur rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse.

“Qeveria ka vendosur që objektet hotelierike të punojnë deri në orën 18:00 dhe jo deri në orën 21:00, siç ka qenë deri tani. Masa quhet “Festoni me përgjegjësi”, ndërsa qëllimi është mbrojtja nga COVID-19”, tha Zaev.

“Masat do të jenë të vlefshme nga 18 dhjetori deri më 20 janar në mesnatë”, shtoi ai.

Nga ana e tij, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe theksoi se situata e COVID-19 në vend mbetet e qëndrueshme, por ka ende një numër të madh të infektuarish dhe pacientësh të shtruar në spital.

 

 

Duke iu referuar masave të reja kufizuese, ai bëri thirrje që të mos dilet nga shtëpitë pas orës 18:00 pa ndonjë arsye të veçantë.