RTSH 24 Live

Maqedoni e Veriut

Maqedoni e Veriut, 26 viktima dhe 758 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit

23/12/2020

Maqedoni e Veriut, 26 viktima dhe 758 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit
Maqedoni e Veriut

Gjatë 24 orëve të fundit  në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 26  humbje jete dhe 758 raste të reja me COVID-19. Nga 2 562 testime të realizuara në 24 orët e fundit u regjistruan 758 raste të reja me COVID-19.

Rastet e reja janë konfirmuar: 324 janë në Shkup, 43 Kumanovë, 22 Shtip, Prilep 46, Tetovë 21, Strugë 27, Veles 26, Manastir 23, Ohër 28, Kavadar 36, Gostivar 32, Gjevgjeli 17, Strumicë 26, Kriva Pallankë 3, Radovish 5, Koçani 19, Kërçovë 14 dhe qytete tjera.