RTSH 24 Live

Kosovë

Maqedonci: Pavarësia e Kosovës e mundësuar nga SHBA-ja, partner i përhershëm i yni

04/07/2024

Maqedonci: Pavarësia e Kosovës e mundësuar nga SHBA-ja, partner i përhershëm i yni

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka uruar 248 vjetorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale.

Duke vlerësuar se revolucioni amerikan padyshim do mbetet në historinë e njerëzimit, Maqedonci ka theksuar se, “do mbetet në historinë e njerëzimit si ngjarje që nxiti lëvizjet e mëvonshme anti-kolonialiste, i dha guxim popujve për të vetëvendosur fatin e tyre, e për të zgjedhur llojin e qeverisjes që duan.”

“Pikërisht për efektin zingjiror që pati 4 korriku si ngjarje në luftën për lirinë, të drejtat e barazinë ashtu siç i njohim sot si pararendëse e Deklaratës së të Drejtave të Njeriut duke mos u kufizuar thjesht brenda territorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por dhe si kontribues direkt në pavarësinë e shteteve tjera si në rastin e Republikës së Kosovës”.

Ai është shprehur se do të jenë gjithmonë falënderues si komb për rolin e pazëvendësueshëm të ShBA-së në arritjet e Kosovës.

“Andaj në këtë ditë i bashkohemi festës së popullit amerikan, partnerit tonë të përhershëm”.