Përmes platformës “X”, Osmani ka shprehur mirënjohje për kontributin  SHBA-së për lirinë e Kosovës, duke kujutuar maksimën e MartinLuther King-ut: ” Padrejtësia kudo është një kërcënim për drejtësinë kudo”.

Kontributi i SHBA-së për lirinë e Kosovës është mishërimi më i vërtetë i fjalëve të Martin Luther King-ut: ‘Padrejtësia kudo është një kërcënim për drejtësinë kudo’. I detyrohemi një borxhi mirënjohjeje çdo lideri amerikan - përtej linjave partiake - i cili ka qëndruar dhe vazhdon të qëndrojë me popullin e Kosovës, popullin më proamerikan në Tokë”, ka shkruar Osmani në 'X'.