RTSH 24 Live

Politikë

Mandati i Vullnet Sinajt, Bardhi: Po e mbroni siç bërë me Xhaçkën. Deputeti: E ke ves të gënjesh, s’kam marrë asnjë lekë

18/09/2024

Mandati i Vullnet Sinajt, Bardhi: Po e mbroni siç bërë me Xhaçkën. Deputeti: E ke ves të gënjesh, s’kam marrë asnjë lekë

Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin ka diskutuar këtë të mërkurë mocionin e PD që kërkon mbarimin e deputetit socialist Vullnet Sinajt, pasi ka përfituar nga buxheti i shtetit përmes bizneseve të tij.

Gjate fjalës së tij deputeti socialist tha se nuk ka përfituar asnjë para nga buxheti i shtetit, ndërsa theksoi se ka kompetencat e të gjitha bizneseve të tij ia ka deleguar personave të besuar para se të merret mandatin e deputetit që të mos kishte përplasje ligjore. Gjithashtu deputeti Sinaj akuzoi Gazmend Bardhin se ka gënjyer disa herë me qëllim për t’i hedhur hi syve popullit.

“Nuk kam pasur asnjë qellim dhe kam marrë të gjitha masat që të mos kisha asnjë kontakt me biznesit që nga vendosja e personit të besuar që i delegohen të gjitha kompetencat e biznesit dhe mund të drejtojë kompaninë pa më pyetur mua dhe pa më dhanë asnjë llogari. I mora të gjitha këto masa para se të merrja mandatin e deputetit, që të mos kisha asnjë problem të tillë me të gjitha kompanitë e mia. Zoti Bardhi herën e parë tha të pavërteta dhe më duket sikur e ka ves këtë. Unë i kam në të gjitha kompanitë personat e besuar dhe jo vetëm për 4 siç thatë ju. Kjo zoti Bardhi është një gënjeshtër e juaja këtu në Komision dhe herët e fundit në parlament u munduat që të ngatërronit datat. Po shikoj që ke një tendencë për të hedhur pluhur dhe gënjyer popullin. Unë kam një detyrë që ty të mos lejojë të gënjesh. Ti je caktuar drejtues politik në qarkun Fier dhe unë nuk mund të lejojë ty që të vesh të gënjesh Mallakastrën nesër siç gënjeve këtu apo në mes të parlamentit. Gjatë gjithë viteve të mandatit tim si deputet, në natën e Vitit të Ri, nuk kam shkuar kurrë të festoj në familjen time, pa u siguruar që pakot e ndihmave të kishin mbërritur në familjet në nevojë. Nuk kam përfituar asnjë lekë nga buxheti i shtetit”, tha Sinaj.

Por për Gazmend Bardhin, deputeti i Sinaj ka urdhëruar vetë që kompanitë e tij të merrnin pjesë në tenderët për të përfituar para nga buxheti i i shtetit, ndërsa akuzoi mazhorancën se do e mbrojë këtë njësoj siç bëri me Olta Xhaçkën.

“Deputeti ka ardhur këtu për t’i bërë reklamë vetes. Ai duhet të merret me dokumente dhe fakte që ka në dosje dhe jo të merret me reklamë dhe paratë që shpërndanë për të blerë vota dhe i konsideron donacion, kjo është forma klasike e korrupsionit në zgjedhje. Është e paarsyeshme që kur kompania shkel kushtetutën deputeti nuk di gjë se ka caktuar një persona të besuar dhe kur bën kompania donacione ai është vetë aty. Sipas transaksioneve të marra nga zyra e Thesarit fillimisht deputeti e ka ndaluar kompaninë të marrë pjesë në tendera dhe më pas e ka hequr ndalimin që kompania të futej për të marrë fonde publike. E di që ju do vijoni të shkelni Kushtetutën, për sa kohë mbrojtët Olta Xhaçkën do mbroni dhe Vullnet Sinën. Kemi vendosur ta merrni në mbrojtjen dhe të hidhni në kosh vendimet e Kushtetueses. Ti duhet të flasësh këtu për akuzat se ke përfituar nga buxheti shteti dhe jo të vish këtu të na flasësh kë ndihmove e kë jo”, tha Bardhi.

Mbledhja e Këshillit të Mandateve u ndërpre për shkak të lajmit të hidhur të ndarjes nga jeta në moshën 44-vjeçare të ish deputetit demokrat Gerti Bogdani.

“Lajm shumë i rëndë dhe tronditës për ne kolegët e tij” tha Bardhi.

“Të prehet në paqe kolegu ynë, ngushëllime familjes dhe i ndriçoftë shpirti në parajsë” u shpreh Spiropali.

/rtsh.al/