RTSH 24 Live

Aktualitet

Manastirliu: Nënat e papuna me 3 fëmijë deri në 5 vjeç, do ju njihen si vite pune! Nga nesër nis vaksinimi kundër gripit

26/10/2022

Manastirliu: Nënat e papuna me 3 fëmijë deri në 5 vjeç, do ju njihen si vite pune! Nga nesër nis vaksinimi kundër gripit

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se nga viti i ardhshëm do mundësohet njohja e kontributeve shoqërore dhe shëndetësore për gratë që kanë 3 fëmijë e më shumë, për 5 vitet e rritjes së fëmijës dhe do mbulohet nga buxheti i shtetit.

”Kemi miratuar një seri aktesh të rëndësishme për mbrojtjen sociale dhe shëndetësisë. E para, duke patur në vëmendje të gjithë mbështetjen për nënat, gratë dhe nisur nga nisma e këshillimit kombëtar, që nëpërmjet saj është mbështetur mbështetje e nënave me shumë fëmijë të cikat janë të papuna, sot qeveria ka miratuar një shtesë në një pr.ligj, në ligjin për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor që do pasohet me akte ligjore që prekin ligjin për sigurimin shoqëror. Qëllimi i akteve është mbështetja e grave që kanë më shumë se 3 fëmijë dhe janë të papuna.  Në këtë mënyrë kemi vendosur që me buxhetin e 2023 të mbështesim këtë kategori. Do kemi një kategorizim, janë ato gra që kanë 3 dhe më shumë fëmijë, një prej të cilëve është deri në 5 vjeç dhe të ardhurat nuk kalojnë 100 mijë lekë. Kjo politikë sociale synon të njohë  si vite pune periudhën e kujdesit të fëmijës në 5 vitet e para. Do mundësohet nga viti tjetër njohja e kontributeve shoqërore dhe shëndetësore për 5 vitet e rritjes së fëmijës dhe do mbulohet nga buxheti i shtetit në vlerën prej 600 milionë lekë. Do jetë pjesë e paketës buxhetore e 2023 dhe vitet në vazhdim”, tha Manastirliu.

Një tjetër vendim i miratuar në këshillin e Ministrave ka të bëjë me shëndetin publik. Manastirliu theksoi se nga nesër mundësohet vaksinimi kundër gripit për grupmoshat mbi 65 vjeç, të sëmurët kronikë dhe gratë shtatëzëna.

“Një tjetër vendim, ka të bëjë me shëndetin publik. Jemi në një moment post pandemie, por ka ende raste infektimi. Vijmë në këtë akt normativ me një amendim të 4-të të marrëveshjes bazë me kompaninë Pfizer që dozat që ne kemi parablerë dhe pas ardhjes së furnizimit të parë kemi një riskedulim, 700 mijë doza do të jenë doza të vaksinave të adaptuara sipas varianteve BA1, 2, 4 dhe 5 duke garantuar vaksinimin në vazhdim dhe përgjatë dimrit.

Trashi i parë i vaksinave të gripit ka mbërritur dhe nga nesër grupmoshat +65 vjeç, gratë shtatzëna, dhe me sëmundje kronike mundësohet vaksinimi kundër gripit”, tha Manastirliu.

/rtsh.al/