RTSH 24 Live

Rajon

Mali i Zi/ Abazoviç: Dyshoj se ata që duan të zëvendësojnë qeverinë, kanë 41 deputetë me vete

04/08/2022

Mali i Zi/ Abazoviç: Dyshoj se ata që duan të zëvendësojnë qeverinë, kanë 41 deputetë me vete
Kryeministri, Dritan Abazoviç

Situata politike në Malz të Zi vijon të jetë mjaft e paqartë, pas një mocioni mosbesimi ndaj qeverisë së kryeministrit Dritan Abazoviç. Në një konferencë për mediat me rastin e 100 ditëve të qeverisë, Abazoviç u shpreh se nuk e di nëse qeveria e tij do t'i mbijetojë mocionit që do të votohet në Parlament me 19 gusht, por komenton se ata që filluan procedurën për votëbesim, “nuk do të mbijetojë as politikisht”.

“Një pjesë e njerëzve që e nisën procedurën dhe një pjesë e strukturave që e nisin atë procedurë, gjoja duke u fshehur pas Marrëveshjes Themelore, sigurisht që nuk do të mbijetojnë politikisht, qoftë kjo të realizohet më 19 gusht, në disa zgjedhje, në ato lokale në Podgoricë. Një pjesë e atyre strukturave sigurisht që nuk do të mbijetojë”, tha Abazoviç.

Sipas tij, në seancën e Kuvendit të Malit të Zi, ku do të ketë votëbesim për qeverinë, do të mësohet se kush është kundër Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse Serbe. Abazoviç dyshon se ata që duan të zëvendësojnë qeverinë, kanë 41 deputetë me vete.

/rtsh.al/