RTSH 24 Live

Rajon

Mal i Zi/ Drogë dhe prova krimi, zbulohet tuneli që të çonte në Gjykatën e Lartë

12/09/2023

Mal i Zi/ Drogë dhe prova krimi, zbulohet tuneli që të çonte në Gjykatën e Lartë

Policia në Mal të Zi tha të martën se ka nisur një hetim, pasi u zbulua një tunel nëntokësor që lidhte një ndërtesë me apartamente me një magazinë gjyqësore aty pranë, ku mbahej drogë e sekuestruar, si dhe prova të tjera krimi.

Zbulimi u bë të hënën në Gjykatën e Lartë në Podgoricë, kryeqyteti i Malit të Zi, i cili trajton çështje të ndryshme të rëndësishme të krimit,” tha ministri i Brendshëm, Filip Adziq.

Mbetet e paqartë se pse u hap tuneli, thanë zyrtarët, duke shtuar se asgjë nuk duket ishte prishur nga provat. Magazina në gjykatë mban prova për rastet aktuale krimi, por edhe sasi të mëdha droge të konfiskuar.

Ky ishte një aksion i planifikuar dhe i organizuar mirë, i cili është përgatitur prej muajsh dhe i ngjan filmave aksion,” tha Adziq, duke shtuar se apartamenti nga ku filloi tuneli nëntokësor ishte marrë me qira disa muaj më parë.

Mali i Zi, një vend i vogël anëtar i NATO-s në detin Adriatik, është zotuar të luftojë krimin dhe korrupsionin ndërsa kërkon të anëtarësohet në Bashkimin Evropian. Mali i Zi është konsideruar si një nga rrugët kryesore të kontrabandës së drogës në Evropën Perëndimore.

Fotot nga vendi i ngjarjes të publikuara nga televizioni shtetëror RTCG treguan një vrimë të madhe në mur pas atyre që duket se jenë rafte dhe magazina që mbajnë dosjet e çështjeve.

Disa raporte mediatike iu referuan arratisjeve nga burgu të stilit filmik, duke përfshirë edhe atë të ish-zotit të drogës "El Chapo" Guzman, i cili u arratis nga një burg meksikan i sigurisë maksimale në 2015 përmes një tuneli nga qelia e tij.

Vrima e tunelit në ndërtesën e gjykatës malazeze u gjet në një vend "të fshehur mirë" brenda magazinës, tha kryetari i gjykatës Boris Saviq. "Autorët gërmuan në themelet e ndërtesës për muaj të tërë për të hyrë brenda," tha ai.

Ne gjetëm gjëra të trazuara brenda magazinës, por pothuajse asgjë nuk mungon,” tha Savic.

Në vitin 2022, ish-kryetarja e gjykatës së lartë të Malit të Zi, Vesna Medenica, u arrestua me akuzën se ndihmoi në fshehjen e operacionit të kontrabandës së drogës së djalit të saj.

AP

/rtsh.al/