RTSH 24 Live

Kronika e zeze

Makina del nga rruga, ndërron jetë shoferi 46-vjeçar

30/12/2020

Makina del nga rruga, ndërron jetë shoferi 46-vjeçar

Një 46-vjeçar ka humbur jetën teksa automjeti të cilin drejtonte ka dalë nga rruga duke u përmbysur.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur të martën në mbrëmje rreth orës  23:20, në vendin e quajtur “Bishti i Zhurit”.

Policia thote se drejtuesi me iniciale A.F., ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit tragjik.