RTSH 24 Live

Sociale

Lushnjë -Luhatjet e temperaturave në bujqësi, specialistët këshillojnë fermerët për marrjen e masave

12/02/2024

Lushnjë -Luhatjet e temperaturave në bujqësi, specialistët këshillojnë fermerët për marrjen e masave

Specialistet e Drejtorisë së Ekstensionit Bujqësor, janë shpërndarë në terren për të këshilluar prodhuesit sesi të veprojnë në ditët me temperatura të pazakonta për këtë periudhë.

Drejtori i Agjencisë rajonale të Ekstensionit Bujqësor, në Lushnjë Ferdinant Shani, thekson se temperaturat e larta do t’i bënim mirë frutikulturës apo të lashtave, por nëse do të ndodhnin ulje të menjëhershme të temperaturave, atëherë dëmet do të ishin të shumta.

Specialistët janë në terren dhe këshilla kryesore e tyre është kryerja e spërkatjeve dimërore.

Kërkesat më të mëdha për ndihmë, vijnë nga fermerët e serave, bimët e të cilave po shfaqin probleme nga luhatjet e temperaturave.

Janë mbi 25 specialistë të ekstensionit në terren, të cilët sipas një grafiku të caktuar, po kontaktojnë me fermerët në të gjithë qarkun e Fierit, për të parë nga afër problematikat dhe për të dhënë këshilla në sektorin bujqësor.

RTSH