RTSH 24 Live

Botë

Lufta/ Qindra persona largohen nga spitali al-Shifa në Gaza, shumë të tjerë vriten në objektet e OKB-së

18/11/2023

Lufta/ Qindra persona largohen nga spitali al-Shifa në Gaza, shumë të tjerë vriten në objektet e OKB-së

Qindra njerëz duke përfshirë edhe pacientë u larguan nga spitali kryesor i qytetit të Gazës ditën e sotme. Stafet mjekësore bëjnë të ditur se atyre u ishte thënë të largoheshin, por Izraeli e ka kundërshtuar një gjë të tillë.

Shumë prej tyre u panë duke ecur përgjatë rrugëve të shpërndara me rrënoja mes të shtënave. Sipas zyrtarëve shëndetësorë të Hamasit,  dy shpërthime në Jabalia në veri të Gazës shkaktuan 80 të vrarë.

Izraeli nga ana e tij bëri të ditur se nuk mund të konfirmonte nëse kishte goditur strehën e kthyer në shkollë të OKB-së.

Nga verifikimet e BBC-së janë nxjerrë pamjet në shkollën al-Fakhoura në Jabalia që tregojnë shumë njerëz - përfshirë gra dhe fëmijë - me lëndime të rënda ose të shtrirë në dysheme në pjesë të ndryshme të ndërtesës.

Janë më shumë se 20 viktima dhe rreth gjysma e tyre shihen në një dhomë të veçantë në katin e parë, e cila gjithashtu tregon shenja të dëmeve të konsiderueshme.

Kreu i agjencisë së Kombeve të Bashkuara për refugjatët palestinezë (UNRËA) Philippe Lazzarini tha se kishte parë "imazhe dhe pamje të tmerrshme të dhjetëra njerëzve të vrarë dhe të plagosur"; në një nga shkollat ​​e agjencisë së tij "duke strehuar mijëra të zhvendosur".

Këto sulme nuk mund të bëhen të zakonshme, ato duhet të ndalen” tha ai.

Sipas Hamasit më shumë se 30 njerëz nga e njëjta familje ishin vrarë diku tjetër në Jabalia, në atë që sipas tyre është cilësuar si sulm izraelit.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) nuk kanë komentuar këtë rast por thanë se po zgjeronin operacionet në Gaza, duke përfshirë në Jabalia, me qëllimin goditjen e pikave të Hamasit.

Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi thotë se numri i të vdekurve në Gaza ka arritur në 12,300. Më shumë se 2,000 të tjerë dyshohet se do të varrosen nën rrënoja.

Në spitalin al-Shifa, një gazetar i tha BBC-së se vetëm "pacientët që nuk mund të lëviznin dhe një numër shumë i vogël mjekësh"; mbeti prapa.

"Ne ngritëm duart dhe mbajtëm flamuj të bardhë"," Khader, një gazetar që kishte qenë në al-Shifa, i tha BBC-së.

“Mbrëmë ishte shumë e vështirë. Oshëtimat e shpërthimeve dhe të armëve ishin të tmerrshme. Buldozerët krijuan vrima të mëdha në oborrin e spitalit dhe fshinë disa ndërtesa”

Më herët, Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi tha se 120 pacientë mbetën në spital, si dhe një numër i paspecifikuar foshnjash të lindura para kohe.

IDF mohoi të kishte dhënë urdhër mbi evakuimin e al-Shifa dhe tha se kishte rënë dakord me një kërkesë nga drejtori i spitalit për ata që duan të largohen për t'u evakuuar përmes një "rruge të sigurt".

“Në asnjë moment IDF nuk urdhëroi evakuimin e pacientëve apo ekipeve mjekësore dhe në fakt propozoi që çdo kërkesë për evakuim mjekësor të lehtësohej nga IDF}” thuhet në deklaratë.

Dr Ramez Radëan, një mjek i cili tha se ishte urdhëruar të largohej nga al-Shifa nga autoritetet izraelite, e përshkroi situatën në spital si "të mjerueshme", duke thënë se nuk kishte ilaçe kundër dhimbjeve apo antibiotikë dhe disa pacientë kishin “krimba që dilnin nga plagët”.

Ushtria izraelite ka bastisur spitalin ditët e fundit, si pjesë e asaj që e përshkruan si një “operacion të shënjestruar kundër Hamasit”, por ende nuk ka dhënë prova thelbësore se grupi kreu një operacion të madh nën të.

/rtsh.al/