RTSH 24 Live

Botë

Lufta në Ukrainë/ Zyrtari i NATO-s: Ushtrive perëndimore po u mbarojnë municionet

04/10/2023

Lufta në Ukrainë/ Zyrtari i NATO-s: Ushtrive perëndimore po u mbarojnë municionet

Zyrtarët e NATO-s dhe Britanisë së Madhe kanë paralajmëruar se rezervat e municioneve ushtarake perëndimore po arrijnë "fundin e fuçisë" dhe se prodhimi duhet të rritet për të ndihmuar luftëtarët ukrainas.

"Fundi i fuçisë tani është i dukshëm. Ne kemi nevojë që industria të rrisë prodhimin me një ritëm shumë më të lartë " tha Rob Bauer, kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO-s dhe zyrtari më i lartë ushtarak i aleancës, gjatë një diskutimi në Forumin e Sigurisë në Varshavë.

Pentagoni paralajmëroi gjithashtu për varfërimin e fondeve .

Ndërkohë, Shtëpia e Bardhë përsëriti besimin e saj se Kongresi do të miratojë ndihmën e re për Ukrainën pasi financimi për Kievin nuk u përfshi në një marrëveshje të minutës së fundit për të shmangur një mbyllje të qeverisë.

Bauer u shpreh se fakti se aleatët kishin rritur buxhetet përpara fillimit të luftës, ndonëse kapaciteti i prodhimit nuk u rrit, çoi në çmime më të larta para agresionit rus.

"Kjo u përkeqësua nga fakti që ne i japim sisteme armësh Ukrainës, e cila është e mrekullueshme, dhe municione, por jo nga magazinat e plota. Ne filluam të dhurojmë nga magazinat gjysmë të mbushura ose më të ulëta në Evropë, dhe për këtë arsye fundi i fuçi tani është e dukshme”, tha Bauer.  

/rtsh.al/