RTSH 24 Live

Botë

Von der Layen në Ukrainë, Presidentja e KE do të diskutojë mbështetjen e Evropës për Kievin

2 orë para

Von der Layen në Ukrainë, Presidentja e KE do të diskutojë mbështetjen e Evropës për Kievin

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von der Layen po zhvillon vizitë në kryeqytetin ukrainas për të diskutuar mbështetjen e Evropës, përgatitjet e këtij vendi për stinën e dimrit, mbrojtjen dhe përparimin për sa i përket kredive të Grupit të Shtatë shteteve më të industrializuara.

“Vizita ime e tetë në Kiev vjen në kohën kur nis sezoni që vendi ka nevojë për ngrohje dhe Rusia vazhdon të shënjestrojë infrastrukturën energjetike të Ukrainës” – shkroi Von der Leyen në rrjetin X.

Më herët, ajo tha se 160 milionë euro nga asetet e ngrira ruse do të alokohen për të përmbushur kërkesat urgjente humanitare të Ukrainës gjatë këtij dimri, ndërsa  Rusia ka shkatërruar infrastrukturën energjetike të Ukrainës. Gjatë vizitës në Ukrainë, udhëheqësja evropiane do të takohet me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe me zyrtarë të tjerë.

Vizita e saj e tetë në Ukrainë po zhvillohet ndërsa ushtria ukrainase që nga gushti po kryen një sulm në rajonin rus të Kurskut, ndërsa forcat e Moskës vazhdojnë sulmet e pandërprera në lindje të Ukrainës. Një ditë më parë, një sulmi ajror rus në një shtëpi të moshuarish i mori jetën një personi, ndërsa 13 të tjerë u plagosën. Gjatë fjalimit të mbrëmjes,  presidenti Zelensky e denoncoi sulmin se terror të Rusisë mbi civilët.

/RTSH/