RTSH 24 Live

Aktualitet

Lufta kundër terrorizmit, oficerë dhe kriminalistë trajnohen nga amerikanët

09/11/2024

Lufta kundër terrorizmit, oficerë dhe kriminalistë trajnohen nga amerikanët

Lufta kundër terrorizmit përbën një përparësi në bashkëpunimin midis Policisë së Shtetit, ambasadës amerikane në Tiranë, si dhe institucioneve ligj-zbatuese amerikane.

Ambasada amerikane në Tiranë, nëpërmjet një njoftimi për shtyp, bëri të ditur se këtë javë, programi i Ndihmës për Antiterrorin (ATA) dhe Ambasada e SHBA në Tiranë përfunduan një sërë takimesh dhe seancash monitorimi me forcat e rendit shqiptare.

“Jemi krenarë të dëshmojmë përkushtimin e partnerëve tanë në Policinë e Shtetit, duke reflektuar bashkëpunimin ndër vite për të rritur sigurinë në Shqipëri. Këto sesione, të cilat përfshinin diskutime me drejtuesit e Policisë së Shtetit dhe takime të fokusuara me mbi 20 oficerë të antiterrorit, si dhe 15 të tjerë nga mjekësia ligjore digjitale në SPAK dhe Policia e Shtetit ndanë mendime të vlefshme për kontributet e ATA-së. Ne fituam njohuri për vlerën e trajnimeve, rëndësinë e tyre operacionale dhe integrimin e tyre në kurrikulën e policisë.”, thuhet në njoftimin për shtyp.  

Në këto takime janë vunë në dukje përmirësimet e rëndësishme të aftësive në antiterror dhe mbrojtjen kibernetike.

Gjatë shtatë viteve të fundit, ambasada, përmes ATA, ka ofruar rreth 10 milionë dollarë trajnime dhe pajisje për partnerët tanë për Policinë e Shtetit.

/rtsh.al/