RTSH 24 Live

Aktualitet

Lufta kundër korrupsionit, Spiropali: S’ka imunitet, amnisti apo bunker t’i shpëtojë nga përballja me drejtësinë

4 orë para

Lufta kundër korrupsionit, Spiropali: S’ka imunitet, amnisti apo bunker t’i shpëtojë nga përballja me drejtësinë

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali në fjalën e saj në forumin rajonal që po mbahet në Tiranë deklaroi se ndëshkimi i të korruptuarve është shërbimi që publiku pret dhe meriton të marrë.

Spiropali u shpreh se as imuniteti, amnistia apo bunkeri nuk do mund të shpëtojnë dikë nga përballja me drejtësinë.

Sot askush në sallonin e zhurmshëm të politikës nuk ka imunitet, nuk ka amnisti, bunker ta shpëtojë nga e shkuara dhe shkuarja me hir a pahir në përballjen me drejtësinë.

Ka tashmë një perceptim të publikut për  thellësinë dhe shtrirjen e metastazave të korrupsionit në shoqëri. Ka dhe konsensus të gjerë të shoqërisë që e sheh luftën kundër korrupsionit si sfidën më të madhe që përballet e sotmja jonë e përbashkët. Bajden e konsideron korrupsionin, si kërcënim për sigurinë kombëtare të vetë SHBA”, u shpreh Spiropali.

Kryeparlamentarja ka falënderuar më tej organet e reja të drejtësisë, të cilat sipas saj, jo gjithmonë mund të ecin me ritmin e duhur, por gjithsesi janë në kahun e duhur.

“Falenderoj organet e reja të drejtësisë që dalëngadalë, aty këtu që jo gjithmonë në ritmin e duhur, por gjithsesi në kahun e duhur ka mundur të lëvizin ujërat e ndenjura nga tradita e pandëshkueshmërisë.

Ndëshkimi në vetvete nuk është synimi i parë dhe i fundit, por besoj se ndëshkimi i të korruptuarve është një shërbim që publiku meriton të marrë.

Kuvendi ka krijuar komisionin e posaçëm për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin për Shqipërinë 20230 në BE”, u shpreh Spiropali.

/rtsh.al/