RTSH 24 Live

Botë

Lufta/ Kreu i grupit ushtarak Wagner akuzon Rusinë për sulm në kampin e tyre: Një numër i madh i luftëtarëve tanë u vranë

23/06/2023

Lufta/ Kreu i grupit ushtarak Wagner akuzon Rusinë për sulm në kampin e tyre: Një numër i madh i luftëtarëve tanë u vranë

Kreu i grupit ushtarak privat Wagner, Yevgeny Prigozhin, ka akuzuar udhëheqjen ushtarake ruse për goditjen e një kampi ushtarak Wagner dhe vrasjen e disa prej forcave të tij mercenare.

Prigozhin pretendoi se Ministria Ruse e Mbrojtjes e mashtroi Wagnerin dhe ai u zotua se do t'u përgjigjej këtyre "mizorive".

"Ata na mashtruan në mënyrë të fshehtë, duke u përpjekur të na privojnë nga mundësia për të mbrojtur shtëpitë tona dhe në vend të kësaj të gjuanim Wagner. Ne ishim të gatshëm të bënim kompromis me Ministrinë e Mbrojtjes për të dorëzuar armët tona dhe për të gjetur një zgjidhje se si do të vazhdojmë të mbrojmë, por këta r nuk u qetësuan. Ata e panë që ne nuk thyheshim dhe filluan sulmet në kampet tona. Një numër i madh i luftëtarëve tanë u vranë, bashkëluftëtarët tanë. Ne do të marrim një vendim se si t'u përgjigjemi këtyre mizorive. Hapi tjetër është i yni", tha Prigozhin.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë mohoi sulmin, duke i quajtur mesazhet dhe videot e përhapura në rrjetet sociale në emër të Prigozhin për ngjarjen "të pavërteta" dhe "një provokim informativ"./ CNN

/rtsh.al/