RTSH 24 Live

Politikë

LSI zbulon kandidatët për deputet në Berat

12/02/2021

LSI zbulon kandidatët për deputet në Berat

Lëvizja Socialiste për Integrim në qarkun e Beratit ka pësuar një tronditje pas largimit nga radhët e saj të ish-ministrit Nasip Naço, ish-deputetit Gledion Rahovica dhe përkrahësve të tyre që i janë bashkuar PS-së në pushtet.

Për të përballuar këtë rrjedhje, LSI ka po synon të kandidojë emra të rinj, duke u deklaruar se janë për figura të reja dhe jo të konsumuara.

Nonaj është me profesionin mjek. Ndërsa Sinaj ka qenë më parë kryetari i bashkisë Beratit, në kohën kur LSI dhe PS ishin bashkë në pushtet. Kandidatët për deputetë i ka zbuluar pikërisht Nonaj me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Më poshtë postimi i plotë

Sot në qytetin e Beratit, së bashku me kandidatët e listës së LSI-së për Qarkun Berat, Esmeralda Qirko dhe Petrit Sinaj.

Zhvilluam takim me strukturat e LSI-së së këtij qyteti, duke rënë dakord për të vijuar axhendën intensive të takimeve me qytetarët, në respekt rigoroz dhe të masave anti-covid.

Dëshira pë ndryshim është jashtëzakonisht e madhe nga të gjjthë qytetarët e Beratit, dhe LSI nëpërmjet programit të saj dhe vlerave të saj profesionale e njerëzore është e gatshme të marrë pergjegjësinë që ndryshimi i madh të behet realitet në 25 Prill.

Nuk do të ndalemi në asnjë moment në komunikimet dhe takimet tona intensive me të gjithë qytetarët e qarkut Berat, të cilët meritojnë një të ardhme më të mirë në 25 Prill.