RTSH 24 Live

Botë

Lojërat Olimpike, Izraeli frikë nga Irani për një "Masakër të re të Mynihut"

25/07/2024

Lojërat Olimpike, Izraeli frikë nga Irani për një "Masakër të re të Mynihut"

Izraeli u shpreh 'mirënjohje' zyrtarëve francezë për 'masat e paprecedentë të sigurisë' për të mbrojtur izraelitët në Lojërat

Tel Aviv ka frikë se mos përsëritet “Masakra e  Mynihut”.

Ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz i ka dërguar një letër homologut të tij francez, Stéphane Cezournet, duke e paralajmëruar atë për një plan të mbështetur nga Irani për të sulmuar delegacionin izraelit në Lojërat Olimpike të Parisit .

"Ka nga ata që po përpiqen të minojnë natyrën festive të kësaj ngjarjeje të gëzueshme," tha Katz, sipas Times of Israel.

“Aktualisht kemi vlerësime të kërcënimit të mundshëm të paraqitur nga terroristët iranianë dhe organizatat e tjera terroriste që synojnë të kryejnë sulme kundër anëtarëve të delegacionit izraelit dhe turistëve izraelitë gjatë Lojërave Olimpike”.

Katz shpreh "mirënjohje" për zyrtarët francezë për "masat e paprecedentë të sigurisë" për të mbrojtur izraelitët në Lojërat, si dhe për refuzimin e thirrjeve nga qeveria franceze për të ndaluar Izraelin nga Lojërat Olimpike.

88 atletët izraelitë në Lojërat e Parisit janë nën mbrojtje 24-orëshe nga shërbimet franceze të sigurisë dhe ruhen gjithashtu nga anëtarët e agjencisë izraelite të sigurisë Shin Bet, mes një sërë kërcënimesh ndaj misionit dhe procedurave.

Masakra e Mynihut

E ashtuquajtura Masakra e Mynihut ndodhi gjatë Lojërave Olimpike Verore të vitit 1972, kur anëtarët e delegacionit izraelit u rrëmbyen nga organizata terroriste palestineze Shtatori i Zi. Rrëmbimi përfundoi me një ndërhyrje të dështuar të policisë gjermane, ku mbetën të vrarë 9 sportistë, një polic dhe pesë nga rrëmbyesit. Së bashku me dy sportistët që ishin vrarë më herët, numri përfundimtar arriti në 17 të vdekur.

Ndeshjet rifilluan pas një pushimi njëditor. Kjo ishte dëshira e Komitetit Olimpik dhe e qeverisë së Izraelit.

Terroristët u arratisën me një avion të Lufthansa.

Pas kësaj ngjarje kryeministrja izraelite Golda Meir urdhëroi shërbimin sekret Mossad të zbulonte se ku fshihen kriminelët dhe t'i vrisnin. Pas kësaj ngjarje policia gjermane krijoi organizatën antiterroriste GSG9.

/rtsh.al/