RTSH 24 Live

Lifestyle

Lodhja në punë dëmton trurin, profesionet që rrezikojnë shëndetin

24/05/2023

Lodhja në punë dëmton trurin, profesionet që rrezikojnë shëndetin

Ka profesione që kërkojnë përqendrim intensiv dhe të vazhdueshëm, shkenca ka vërtetuar se lodhja mendore ka efekte reale në tru.

Një studim i Institutit të Trurit në Paris, ka kryer skanime të trurit në një grup prej 40 personash në periudha të ndryshme të ditës së tyre të punës.

Në fakt studimi zbuloi se punët e zgjatura që kërkojnë shumë detyra, shumë përqendrim, kujtesë dhe zgjidhje të problemeve, favorizojnë akumulimin e glutamatit në tru.

Glutamati është një substancë kimike potencialisht toksike që eliminohet gjatë gjumit nëse është në sasi të mëdha, ky neurotransmetues i dobishëm për dërgimin e sinjaleve nga qelizat nervore bëhet toksik sepse ndryshon korteksin parafrontal anësor (LPFC), rajonin e trurit.

Sipas studimit, drejtuesit e autobusëve, mjekët, pilotët dhe të gjithë ata që ushtrojnë profesione shumë kërkuese duhet të gëzojnë periudha të rregullta dhe të detyrueshme pushimi për të lejuar trurin e tyre të "detoksifikohet" nga mbi ngarkesa.

Studime të tjera, në fakt, kanë treguar se shumë vendime të vështira për t'u marrë nga gjyqtarët ose mjekët ndikohen nga lodhja e tepërt e akumuluar e trurit duke rezultuar në vendime të gabuara.

/rtsh.al/