Nga punimet e Asamblesë Kombëtare të PS në Durrës ku do ngrihet një ekip i ri pune për të çuar partinë në zgjedhjet e 2025, kryeministri Edi Rama ka komentuar edhe gjendjen e opozitës dhe listën e drejtuesve të qarqeve të PD që u bë publike pak ditë më parë. Vetë Rama tha se kur pa listën “i iku gjysma e dëshirës për betëjë” në zgjedhjet e ardhshme, ndërsa e cilësoi atë si të mbushur me “humbës kronikë që duan të vulosin fitoren në katin e 8”
“Shpërthimi i Shqipërisë turistike është më e padiskutueshmja, por gjërat e bëra janë shumë për t’u numëruar. Ata që thonë se nuk bëhet shqipërua janë shumë më pak k dhe prandaj është edhe për të qeshur kur të nxjerrin përballë një ekip drejtues për zgjedhjet e ardhshme si ai që doli pak aspra ditësh. Dhe ju njësoj si mua për një moment na iku gjysma e dëshirës për betejë. Fund e krye e listës ishte me humbës kronik, që nxorën Lulin e shkretë fitimtarë dhe tani do vulosin fitoren në katin e 8. Pastaj thonë se nuk fitohet kundër diktaturës së Ramës. Leximi i fitores me sy kritik duke shkruar në të gjitha tabelat e rezultateve në të gjithë vendin dhe ambicia për ta përmirësuar rezultatin dhe përgatitjet e nisura shumë herët për zgjedhjet e ardhshme dhe ripërtëritjen e PS, ne i kthyem në fitore”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama tha se në bazë të anketave të përmuajshme që bëhen, PD nuk do të mund të marr më shumë mandate se në vitin 1997, viti i mbrapsht për Shqipërinë, ku demokratët kishim nivelin e tyre më të keq zgjedhor.
“Ka vetëm një gjë me keq sot se para 11 vitesh, Partia Demokratike e Shqipërisë. Unë nuk parashikoj të ardhmen, por dimë të lexojmë mendjet e popullit përmes anketimeve të përmuajshme, ku në zgjedhjet ardhshëm PD zor se do marrë më shumë mandate se në zgjedhjet e 1997. I vetmi ndryshim është se atëherë e tërë Shqipëria ishte në humnerën ku ra ajo parti, ndërsa këtë herë humnera është destinacion ekskluziv i vetëm asaj parti i zgjedhur me vullnet të lirë nga udhëheqësit e saj”, tha Rama.
/rtsh.al/