RTSH 24 Live

Aktualitet

Lezha pa shërbim mjeko-ligjor, qytetarët prej dy vitesh duhet të udhëtojnë drejt Tiranës

27/01/2025

Lezha pa shërbim mjeko-ligjor, qytetarët prej dy vitesh duhet të udhëtojnë drejt Tiranës

Kryerja e ekspertizës mjeko-ligjore është kthyer në sfidë për banorët e qarkut të Lezhës.

Prej gati dy vitesh ky shërbim nuk ofrohet, pasi mjeku që e kryente u arrestua dhe u procedua penalisht për korrupsion dhe ende nuk është zëvendësuar.

Në këto kushte ekspertiza mjeko-ligjore mund të bëhet vetëm në Tiranë, ndërsa situata më e vështirë bëhet për personat që ndërrojnë jetë dhe familjaret janë të detyruar t'i çojnë trupat pa jetë me shpenzimet e tyre në kryeqytet

Nëse i referohemi ligjit për Shërbimin Mjekoligjor, në rrethe ky shërbim, sipas Nenit 26, varet nga pikëpamja metodike nga Instituti Mjekoligjor në Tiranë, ndërsa nga pikëpamja administrative varet nga drejtori i spitalit të rrethit përkatës.

/rtsh.al/