RTSH 24 Live

Sociale

Lëvizja “anti-plakje”, sa po rrezikojnë shqiptarët? Mjekët apel për zbatimin e standarteve e kontroll mbi produktet

11/06/2022

Lëvizja “anti-plakje”, sa po rrezikojnë shqiptarët? Mjekët apel për zbatimin e standarteve e kontroll mbi produktet

Lëvizja “Anti-plakje“ që kontrollon rimodelimin e tipareve të fytyrës në fushën e mjeksisë estetike është bërë më  e fortë se kurrë pas pandemisë. Përdorimi i botox për rrudhat si dhe mbushësve për buzët po rritet çdo vit dhe kërkesat vijnë nga ccdo grupmoshë . Dermatologët profesionistë sjellin në vëmëndjese fatkeqësisht bashkë me numrin e nderhyrjeve janë rritur edhe dëmet në shëndet pasi tregu po kapet nga njerëz jo profesionistë jashtë fushës së mjekësisë që dermatologjinë estetike e kanë kthyer në biznes pa u ndjerë aspak të kërcënuar nga kontrolli i autoriteteteve shtetërore.

Trajtimet estetike kundër plakjes janë kthyer në trendin më të kërkuar për momentin në Shqipëri. Rimodelimi I buzëve përmes mbushjes, tërheqja e mollëzave, heqja e rrudhave në fytyrë si dhe trajtime që shtrihen në trup –janë kërkesat kryesore për t’u dukur më të rinj por që fatkeqësisht përfundojnë në duart e individëve pa diplomë mjekësie të cilët sot po lulëzojnë në tregun kaotik informal duke rrezikuar seriozisht  shëndetin. Dermatologët profesionistë sjellin në vëmendje se rastet e atyre që pas një ndërhyrjeje në një sallon të paspecializuar, përfundojnë në klinika më të mëdha, janë në rritje.

Dy nga kërkesat më të shpeshta në fushën e kujdesit estetik, fillerat apo mbushësit kozmetikë, si dhe botox kanë shënuar një bum shitjesh pas pandemisë, por kontrolli për garantimin e cilësisë së tyre mungon.

E ndërsa tregu gëlon nga praktikat e shumta të mjekësisë estetike , teoria çalon. Shefi i sëmundjeve infektive Arjan Harxhi thotë se në univeristet kurikula ka mbetur pas dhe nuk përkon me standartet e tregut

Risitë por edhe pasojat e Mjekësisë Estetike mblodhën sot në Tiranë mjekë dermatologë të njohur nga vendi dhe rajoni në kongresin e parë të organizuar nga shoqata shqiptare për dermatologjinë estetike dhe kozmetike.

Profesionistët apelojnë sidomos gratë dhe vajzat të mos bien pre e salloneve informale, të cilat në rastin më të mirë përdorin materiale të lira, ndërsa moment i pakthyeshëm mbetet aplikimi i silikonit në to, tërësisht i ndaluar nga mjekësia kudo në botë.

/rtsh.al/