RTSH 24 Live

Zgjedhjet në SHBA

Leonardo DiCaprio mbështet Harrisin për president të SHBA

27/10/2024

Leonardo DiCaprio mbështet Harrisin për president të SHBA

Aktori i njohur hollivudian Leonard DiCaprio ka shprehur publikisht mbështetjen për Kamala Harris, zv/Presidenten amerikane e cila në zgjedhjet e 5 Nëntorit garon për t’u bërë Presidente përballë rivalit Donald Trump.

Në një video-mesazh për ndjekësit e tij, DiCaprio tha se mbështet fushatën presidenciale të Harris për shkak se ajo ka mbrojtur kauzat mjedisore, për të cilat DiCaprio është i angazhuar personalisht.

DiCaprio  akuzoi Donald Trumpin se ka mohuar faktet për ndryshimet klimatike.

“Ndryshimet klimatike po vrasin tokën dhe po shkatërrojnë ekonominë tonë, ne kemi nevojë për një hap të guximshëm përpara për të shpëtuar ekonominë tonë, planetin tonë dhe veten tonë”, tha aktori fitues i Oscar-it dhe aktivistë të hapur të ndryshimeve klimatike në një video në Instagram.

"Ai vazhdon të mohojë shkencën. Ai tërhoqi Shtetet e Bashkuara nga Marrëveshja e Parisit për Klimën dhe tërhoqi mbrojtjen kritike të mjedisit," tha ai.

"Kjo është arsyeja pse unë po votoj për Kamala Harris," shtoi ai.

DiCaprio diskutoi dëmet e uraganeve të fundit Helene dhe Milton, të cilat ai i quajti "katastrofa të panatyrshme të shkaktuara nga ndryshimet klimatike".

Duke lavdëruar objektivat e Harris për të arritur emetimet neto zero të karbonit deri në vitin 2050 dhe duke ndihmuar në ndërtimin e një ekonomie të gjelbër, DiCaprio tha se kandidati republikan për president dhe ish-presidenti i SHBA Donald Trump "vazhdon të mohojë faktet".

 

/rtsh.al/