RTSH 24 Live

Sociale

Lejet e ndërtimit do dyfishojnë të ardhurat- Në Lezhë, parashikohet arkëtimi i mbi 600 milion lekëve

12/02/2024

Lejet e ndërtimit do dyfishojnë të ardhurat- Në Lezhë, parashikohet arkëtimi i mbi 600 milion lekëve

Miratimi i planit rregullues nga Qeveria Shqiptare i ka hapur rrugë dhënies së lejeve të ndërtimit në Bashkinë e Lezhës, e kjo pritet të rrisë të ardhurat në këtë njësi vendore, të cilët përgjatë vitit 2024 dhe 2025 është parashikuar ta kalojnë vlerën e 600 milion lekëve nga 300 milion që ishin më parë.

Ky është objektivi i Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë Lezhë, ku taksa e infrastrukturës zë pjesën më të madhe të të ardhurave.

Projektimi i të ardhurave është përcaktuar mbi bazën e kapaciteteve fiskale që ka Bashkia Lezhë, ndërsa ndikim pozitiv pritet të japë dhe implementimi i sistemit të ri të taksave.

Interesi i investitorëve për ndërtime kryesisht në zonën turistike të Shëngjinit është mjaft i lartë, ku disa leje ndërtimi janë dhënë e të tjera janë në proces.

RTSH