RTSH 24 Live

Aktualitet

Lehtësohet lëvizja e shtetasve shqiptarë drejt SHBA dhe anasjelltas

29/11/2023

Lehtësohet lëvizja e shtetasve shqiptarë drejt SHBA dhe anasjelltas

Lehtësohet lëvizja e shtetasve shqiptarë nga Shqipëria drejt SHBA dhe anasjelltas. Nëpërmjet një njoftimi për mediat, Ministria e Jashtme bën me dije se tashmë, shtetasit shqiptarë mund të udhëtojnë drejt SHBA edhe nëse pasaporta e tyre skadon në 6 muajt e fundit përpara udhëtimit.

Po ashtu, shtetasit shqiptarë që kthehen nga SHBA drejt Shqipërisë mund të udhëtojnë edhe nëse pasaporta e tyre ka skaduar.

Vendimi, u dakordësua sot gjatë takimit që Ministri i Jashtëm, Igli Hasani Jashtme pati në Tiranë me përfaqësues të lartë të Departamentit të Shtetit, vendimi i cili e fut Shqipërinë në të ashtuquajturin “Grupi i Klubit 6 mujor”.

/rtsh.al/