RTSH 24 Live

Sociale

Lazarat, ngrihet qendra e grumbullimit të bimëve mjekësore

27/05/2023

Lazarat, ngrihet qendra e grumbullimit të bimëve mjekësore

Lazarati po mbështet çdo ditë e më shumë kultivimin dhe grumbullimin e bimëve mjekësore, duke hequr dorë nga kultivimi masiv i kanabis sattiva.

Banorët e fshatit Lazarat në Gjirokastër tashmë kanë një qendër të posaçme grumbullimi për bimët mjekësore.

Kjo qendër synohet të kthehet në një burim të ardhurash për grumbulluesit e këtyre bimëve, duke e kthyer Lazarati nga zona që dikur kultivonte pasivisht kanabis sativa në zonë që grumbullon bimë mjekësore.

Kjo qendër u ngrit nga bashkëpunimi i bashkisë Gjirokastër, Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe Agjencisë Zvicerane të Zhvillimit.

Ndërsa për Ambasadorin e Austrisë në Shqipëri, kjo qendër duhet të jetë model dhe inkurajim për komunitetet dhe bashkitë e tjera.

Territori i bashkisë Gjirokastër dhe Dropull ka një potencial të madh për bimët mjekësore, ndërsa shumë familje në këtë zonë i sigurojnë të ardhurat e tyre nga mbjellja e këtyre bimëve.

Gazetare: Flutura Tota

/RTSH/