RTSH 24 Live

Rajon

Lanica: Ndihem krenar, duhet të gëzohemi që një shqiptar korr suksese në vende të ndryshme të botës

29/05/2024

Lanica: Ndihem krenar, duhet të gëzohemi që një shqiptar korr suksese në vende të ndryshme të botës

Qyteti i Nju Jorkut nderoi Xhemal Lanicën, Presidentin e Shoqatës Shqiptaro-Amerikane të Ulqinit, për përkushtimin e tij të jashtëzakonshëm në përfaqësimin, mbrojtjen, ruajtjen dhe pasurimin e kulturës së gjallë shqiptare të Malit të Zi brenda Shteteve të Bashkuara.

I ftuar në një lidhje në Skype me studion e emisionin “Jetë Shqiptare” në RTSH 1, Kryetar i Shoqatës “Ulqini”, Xhemal Lanica u shpreh se ndjehet krenar për suksesin që ka arritur. Gjithashtu ai theksoi se do të ndihej njësoj krenar edhe nëse do të ishte një shqiptar tjetër i cili arrin majat e suksesit në vende të tjera të botes.

Unë ndihem krenar jo vetëm se jam unë por sa herë një shqiptar korr sukses të gjithë jemi dëshmitar se jemi njerëzit më të gëzuar në botë dhe duhet të gëzohemi për faktin që një shqiptar arrin majat e suksesit në çdo vend të ndryshëm”, u shpreh Lanica.

/rtsh.al/