RTSH 24 Live

Kuriozitete

Ky shtet është i pari në botë për konsumimin e alkoolit

22/12/2021

Ky shtet është i pari në botë për konsumimin e alkoolit

Australianët janë konsumuesit më të mëdhenj të alkoolit në botë. Këtë e ka treguar një studim i fundit, ku ata pinin më shumë se dy herë në muaj (rreth 27 herë në vit) dhe mesatarja globale ishte rreth 14 herë. Danimarka dhe Finlanda renditen në vendin e dytë dhe të tretë, me të anketuarit që pohojnë se janë dehur pothuajse dy herë në muaj. Shefja ekzekutive e Fondacionit për Kërkimin dhe Edukimin e Alkoolit, Caterina Giorgi, tha se statistikat ishin “shqetësuese”.