Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet ditën e sotme (ora 14:00) për të miratuar ndryshimet në qeveri që u bënë të ditur nga kryeministri Edi Rama, gjatë mbledhjes së Asamblesë së Partisë Socialiste më 4 shtator.
Në këtë mënyrë, pas dekretimit të presidentit Begaj për shkarkimin e ministrave të larguar dhe dekretimin e të emëruarve të ministrave të rinj, sot është Kuvendi që do të thotë fjalën e tij.
Presidenti Begaj dekretoi emërimin e Ogerta Manastirliut, ministre e Arsimit dhe Sportit, Igli Hasanin ministër për Europën dhe Punët e Jashtme, Ervin Meten, ministër për Ekonominë dhe Financat, Anila Denajn, ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Albana Koçiu ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale, Arbian Mazniku, ministër Shteti për Pushtetin Vendor dhe Delina Ibrahimaj si ministër Shteti për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit. Ndërsa nuk do të jenë më pjesë e kabinetit qeveritar emra të rëndësishëm si Olta Xhaçka, Evis Kushi, Frida Krifca dhe Milva Ekonomi.
Ministrat e rinj që pritet të miratohen sot nga Kuvendi:
Igli Hasani, Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme
Ervin Mete, Ministër i Financave dhe Ekonomisë
Arbjan Mazniku, Ministër i Pushtetit Vendor (Ministri e re):
Delina Ibrahimaj, Ministër Shteti për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit
Ogerta Manastirliu, Ministër i Arsimit dhe Sporti
Albana Koçiu Ministre e Shëndetit dhe Mirëqenies Sociale
Anila Denaj, Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit
Shkarkimet
Ogerta Manastirliu nga posti i Ministrit të Shëndetit dhe Mirëqenies Sociale
Evis Kushi nga posti i Ministrit të Arsimit dhe Sporti
Frida Krifca nga posti i Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit
Milva Ekonomi nga posti i Ministria e Shtetit për Standardet dhe Shërbimet. Kjo ministri shkrihet.
Olta Xhaçka nga posti i Ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme
Delina Ibrahimajt nga posti i Ministrit të Financave dhe Ekonomisë
Edona Bilali nga posti i Ministrit të Shteti për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit.
Kuvendi miraton sot ndryshimet në qeveri by Rtsh Faqe on Scribd
/rtsh.al/