RTSH 24 Live

Kosovë

Kurti thirrje Diasporës: Merrni pjesë në regjistrimin e popullsisë

24/04/2024

Kurti thirrje Diasporës: Merrni pjesë në regjistrimin e popullsisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka bërë thirrje Diasporës që të marrin pjesë në Regjistrimin e Popullsisë.

Përmes një video-mesazhi nga Gjermania Kurti ka thënë se përfitimet nga ky regjistrim janë të thella dhe rezultatet e tij diktojnë 10 vjeçarin e ardhshëm.

Kosova për herë të parë ka filluar regjistrimin online të diasporës. Është një proces i shkurtër dhe i drejtpërdrejtë, që gjithsej duhet të zgjasë rreth 10 minuta. E përfitimet nga ky regjistrim janë të thella dhe rezultatet e tij diktojnë 10 vjeçarin e ardhshëm.

Diaspora është shtyllë qendrore e shtetit dhe shoqërisë sonë. Ajo gjithashtu duhet të jetë shtyllë qendrore e qeverisjes së shtetit. Andaj, të dashur bashkatdhetarë, regjistrohuni në ediaspora.rks-gov.net deri më 17 maj”, është shprehur kryeministri Kurti.

/rtsh.al/