RTSH 24 Live

Kosovë

Zbulohet monumenti i Skënderbeut në Gjakovë dhe në Eger të Hungarisë

04/05/2024

Zbulohet monumenti i Skënderbeut në Gjakovë dhe në Eger të Hungarisë

Zbulimi i monumentit u bë në sheshin e parkut të qytetit të Gjakovës, dhe pikërisht në 25-vjetorin e çlirimit të këtij qyteti.

Në ceremoni kanë marrë pjesë kryetari i komunës së Gjakovës, politikanë dhe shumë qytetarë.

Gjithashtu i pranishëm në ceremoninë e zbulimit të monumentit të heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, ka qënë edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës , Ramush Haradinaj. Ai tha se Skënderbeu është frymëzim për secilin shqiptar

Busti i Skënderbeut vendoset në Eger të Hungarisë

Sot në qytetin Eger të Hungarisë është bërë zbulimi i bustit të heroit kombëtar shqiptar, Gjergj Kastriotit-Skënderbeut.

Busti është vendosur në sheshin ‘Skënderbeu’ në Eger të Hungarisë, me ç’rast u mbajt një ceremoni e organizuar nga Konsulli i Nderit i Shqipërisë, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Budapest dhe Bashkia e Egerit.

Busti u financua nga veprimtari shqiptar, Avni Hafuzi, njëherit Konsulli i Nderit të Shqipërisë në Hungari, i cili jeton dhe vepron në Budapest te Hungarisë.

 

/rtsh.al/