RTSH 24 Live

Sociale

Kurban Bajrami kremtohet në qytetet shqiptare

20/07/2021

Kurban Bajrami kremtohet në qytetet shqiptare

Shkodër

Në Shkodër ceremonia e faljes se Kurban Bajramit u mbajt në çdo xhami. Ceremonia kryesore u mbajt në xhaminë e Parrucës, me praninë e Myftiut të Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytarit, i cili mbajti një fjalim të mbushur plot mesazhe dhe këshilla të dobishme. 
Pasi  përgëzoi të gjithë muslimanët për festën e Kurban Bajramit imam Syrtari tha se bajramet janë kryefestat e qytetit, sidomos kur ato zhvillohen nëpër sheshe, si traditë e hershme profetike. 

Kukës

Në xhamite e Kukësit u fal namazi i Kurban Bajramit në një pjesëmarrje të madhe të besimtarëve. 
Imamini xhamise Fatjon Isufi tha se kjo dite e madhe duhet te sherbeje per cdo qytetar si dite e reflektimit …. Namazi i Kurban Bajramit u fal me lindjen e diellit ndersa simbolizon diten e sproves te hazretit ibrahim, e ne kete dite, besimtaret bejne kurban e shperndajne per te varferit. 

Elbasan

Edhe besimtaret myslimanë elbasanas kane kremtuar festen e kurban bajramit. Myftiu i elbasanit tha gjate ceremonise se kjo feste eshte humanizem, dashuri dhe flijim ndaj njerezimit dhe vete besimtaret muslimane jane ata qe edhe sot vijne e i falin njeri-tjetrit me shume dashuri e respekt.

Fieri

Mijra Besimtarët myslimanë fierake kane festuar Kurban Bajramin. Që në orët e para të mëngjesit besimtarët kanë falur Namazin ne xhamine e qytetit, ndersa kreret myslimane te myftinise kane percjelle urimet për paqe dhe harmoni mes njerëzve. 
Myftiu i Fierit Mikel Hazizolli. Ai percolli mesazhin  per me shume paqe dhe respekt ndaj njeri tjterit  e sidomos per me shume besim duke konsideruar njeriun si pasurine me te madhe te  krijuar nga zoti.

Vlore

Besimtarët muslimanë në Vlorë kanë falur namazin e Kurban Bajramit në sheshin para xhamisë së plumbit. Myftiu i vlores  përcolli mesazhin e solidaritetit me njerëzit në nevojë, teksa ka uruar besimtarët e shumtë që u bënë pjesë e riteve të faljes.
Sipas rregullave myslimane ne Kurban Bajram mishi nga kafsha e flijuar ndahet ne tre pjese. Familja mban nje pjese ndersa pjesa tjeter u ndahet miqve, shokeve e fqinjeve ndersa pjesa e mbetur u ndahet familjeve te varfera.