RTSH 24 Live

Botë

Kulluri: Akti i Iranit ishte akt lufte

15/04/2024

Kulluri: Akti i Iranit ishte akt lufte

Edvin Kulluri, sekretar për marrëdhëniet me publikun PD dhe njohësi i çështjeve ndërkombëtare deklaroi në emisionin “3D” të Alban Dudushit’ se sulmi i Iranit me raketa kundër Izraelit është qartazi një akt lufte.

“Nga pikëpamja gjeografike është shumë e vështirë që të dyja palët të kenë një përplasje frontale  por ata po goditen ‘përqark’ dhe duke sulmuar interesat e njëra-tjetrës në rajon” theksoi ai.

 Sipas Kullurit nga pikëpamja ushtarake kjo është një luftë pavarësisht mënyrës së gjetur por është sulmuar territori i Izraelit.

“Ne praktikisht jemi në luftë.  Praktikisht prej muajsh në këtë rajon dhe konkretisht prej ditës ndërmjet Izraelit dhe Iranit. Akti i Iranit është një akt Lufte.  Nuk është një luftë “Proxy” apo incident në ndonjë ambasadë por ishte akt lufte e një shteti në shtetin tjetër” u shpreh ai.

 

/rtsh.al/