RTSH 24 Live

Kronika

Kukës/ Mbante armë, municion luftarak dhe lëndë radioaktive e kimike në magazinë, arrestohet pronari

20/01/2023

Kukës/ Mbante armë, municion luftarak dhe lëndë radioaktive e kimike në magazinë, arrestohet pronari

Një 44-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë këtë të premte në Kukës, i akuzuar për mbajtje të municioneve luftarake dhe lëndë kimike. Nëpërmjet një njoftimi, Policia bën me dije se në magazinën në pronësi të 44-vjeçarit me inicialet D. M., u gjetën armë, municion luftarak, lëndë radioaktive dhe kimike.

Ekspertët e Institutit të Policisë Shkencore kanë marrë kampione të këtyre lëndëve, me qëllim ekspertimin kimik të tyre, nga ekspertët e Institutit të Fizikës Bërthamore dhe të Radiologjisë.

Vijon puna për të përcaktuar shkallën e rrezikshmërisë së këtyre lëndëve, për shëndetin e qytetarëve, si dhe për të përcaktuar qëllimin e mbajtjes dhe të përdorimit të tyre.

Njoftimi i plotë i Policisë:

DVP Kukës/Finalizohet operacioni policor i koduar "Artizanati", sekuestrohen armë, municion luftarak, lëndë radioaktive dhe kimike.

Evidentohet dhe bllokohet një ambient (magazinë), brenda të cilit u gjetën dhjetëra bidona plastikë, ku dyshohet se mbaheshin lëndë radioaktive natyrore dhe lëndë kimike.

Vijon ekspertimi kimik, për përcaktimin e llojit të këtyre lëndëve.

Gjatë kontrollit në këtë magazinë, u gjetën dhe u sekuestruan edhe një armë zjarri kallashnikov dhe një sasi municioni luftarak.

Arrestohet në flagrancë pronari i magazinës.

Shërbimet policore të DVP Kukës dhe të Komisariatit të Policisë Kukës, të mbështetura nga inteligjenca informative, se në një ambient (magazinë), në qytetin e Kukësit, mbaheshin lëndë radioaktive natyrore dhe lëndë kimike, si dhe se pronari i këtij ambienti, mbante armë zjarri pa leje, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Artizanati".

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi D. M., 44 vjeç, banues në Kukës.

Shërbimet e Policisë kapën në flagrancë 44-vjeçarin, në ambientin (magazinë) në pronësi të tij, në qytetin e Kukësit.

Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë magazinë, u gjetën dhjetëra bidona plastikë, brenda të cilëve kishte lëndë radioaktive natyrore dhe lëndë kimike.

Ekspertët e Institutit të Policisë Shkencore kanë marrë kampione të këtyre lëndëve, me qëllim ekspertimin kimik të tyre, nga ekspertët e Institutit të Fizikës Bërthamore dhe të Radiologjisë. Vijon puna për të përcaktuar shkallën e rrezikshmërisë së këtyre lëndëve, për shëndetin e qytetarëve, si dhe për të përcaktuar qëllimin e mbajtjes dhe të përdorimit të tyre.

Gjithashtu, gjatë kontrollit në magazinën e shtetasit D. M., u gjetën edhe një armë zjarri kallashnikov, 3 krehra dhe një sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Strukturat hetimore të DVP Kukës, në bashkëpunim me Institutin e Policisë Shkencore dhe me ekspertët e Institutit të Fizikës Bërthamore dhe të Radiologjisë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, vijojnë punën për dokumentimin e plotë të këtij rasti. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/rtsh.al/