RTSH 24 Live

Aktualitet

Kujtime për Ismail Kadarenë, Budjon Xhelo: Na çeli horizonte të paimagjinueshme

02/07/2024

Kujtime për Ismail Kadarenë, Budjon Xhelo: Na çeli horizonte të paimagjinueshme
Ish-drejtori i Pallatit të Kulturës në Pogradec, Budjon Xhelo

Ish-drejtori i Pallatit të Kulturës në Pogradec, Budjon Xhelo, njëherësh edhe ish-korrespondent i RTSH-së kujton kohën kur është njohur me të madhin Ismail Kadare, 53 vite më parë kur ishte student dhe dëgjoi për herë të parë një mentalitet ndryshe që i hapi horizonte të reja.

Njohja ime me Kadarenë ka qenë kur isha student në vitin ’71. Pata fatin që të dëgjoja nga Kadareja një kurs leksionesh. Kadareja na dha indiciet e para për të hyrë në një botë, në një kohë që çdo gjë në Shqipëri ishte e izoluar”, tha Xhelo.

Xhelo tregon se përgjatë këtij gjysmë shekulli ka pasur shpeshherë mundësi të takohet me Kadarenë duke mësuar gjithnjë gjëra të reja, si dhe duke ndjerë në çdo moment madhështinë e shkrimtarit të cilin e quan Shekspiri i kohës së sotme.

Si shkrimtar nuk ka të dytë, deri sa të vijë një penë e fuqishme si ai. Vjen dot Shekspiri i dytë, edhe Kadare do të ketë jetën e Shekspirit”, tha Xhelo.

Momente të shumta të takimeve në Kadarenë të fiksuara edhe në foto që tashmë për Budjon Xhelon do të mbeten një kujtim i vyer, ai na i tregon për kamerën e RTSH.

Në disa prej fotove i madhi Kadare shihet edhe në qytetin e Pogradecit aty ku nuk ka harruar të nderojë edhe dy shkrimtarët e qytetit liqenor Lasgush Poradecin e Mitrush Kutelin.

Gazetare: Kostanca Koçi

/rtsh.al/