RTSH 24 Live

Rajon

Kryeministri Rama nis vizitën në Kosovë, pritet në ceremoni zyrtare nga Albin Kurti

27/09/2021

Kryeministri Rama nis vizitën në Kosovë, pritet në ceremoni zyrtare nga Albin Kurti

Kryeministri Edi Rama ka nisur vizitën e parë zyrtare në mandatin e tij të tretë në Kosovë. Ai është pritur në një ceremoni të posacme nga homologu i tij, Albin Kurti, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë. Pas ceremonisë zyrtare, dy kryeministrat i janë drejtuar Kryeministrisë, ku kanë nisur takimin, ndërsa më pas pritet të kenë konferencë të përbashkët për media. Sipas axhendës së publikuar nga qeveria e Kosovës, të dy kryeministrat do të kenë një konferencë të përbashkët për shtyp, e cila do të zhvillohet pas afro 20 minutash.