RTSH 24 Live

Politikë

Kryemadhi sfidon Ramën dhe kreun e SPAK: Le të hapim bashkë dyert e inceneratorit të Tiranës!

01/04/2023

Kryemadhi sfidon Ramën dhe kreun e SPAK: Le të hapim bashkë dyert e inceneratorit të Tiranës!

Deputetja e Partisë së Lirisë, ish kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, e cila është vënë në qendër të akuzave nga maxhoranca për përfshirje të aferave të jashtligjshme pagesash me oligarkët rusë, i është rikthyer akuzave ndaj kryeministrit Rama për implikim në vjedhjen e fondet publike në rastin e asaj që konsiderohet çështja e inceneratorit të Tiranës.

Në një dalje para mediave zonja Kryemadhi tha se pandëshkueshmëria e zyrtarëve të lartë publik është bërë normalitet shumë i rrezikshëm në Shqipëri. Sipas saj në inceneratorin e Tiranës, mbetjet as nuk trajtohen, as nuk digjen, por vetëm groposen primitivisht, ndërkohë që nga taksat e qytetarëve të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë, inceneratori merr 29 euro/ton për gjasme shërbimin e trajtimit të mbetjeve.

75 ditë nga denoncimi i saj i fundit"... inceneratori i Tiranës ka marrë minimalisht 2 milionë e gjysmë euro, por nëse llogaritet edhe pagesat që ka marrë nga bashkitë e tjera dhe biznesi, kjo shifër mund të rezlutojë 4 apo 5 herë më e madhe" tha zonja Kryemadhi.

"I kërkoj Ramës, që sa humb kohë dhe para me izraelitët duke paguar për lajme të rreme dhe duke blerë sekonda për të hedhur vrer në TV kombëtare kundra meje, bëhu kurajoz.

Hap dyert e inceneratorit dhe tregoji shqiptarëve për krenaritë e tua. Shkojmë bashkë që sot!" tha zonja Kryemadhi.

Deputetja e Partisë së Lirisë i kërkoi SPAK-ut që ta shikojë me vëmendje dhe në mënyrë të plotë dosjen.

 

/ rtsh.al /