RTSH 24 Live

Politikë

Kryemadhi reagon pas deklaratave të Metës: Protagonizëm bosh, shfokusimi nga inceneratorët i shërben Ramës

17/04/2024

Kryemadhi reagon pas deklaratave të Metës: Protagonizëm bosh, shfokusimi nga inceneratorët i shërben Ramës

Deputetja Monika Kryemadhi ka reaguar pas deklaratave të forta të bëra nga kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta gjatë ditëve të fundit ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani dhe në lidhje me ristrukturimin e partisë që ai drejton.

Kryemadhi shprehet se shfokusimi nga inceneratorët janë shërbimi më i mirë që mund t’i bëhet Kryeministrit Edi Rama, Kryebashkiakut Erion  Veliaj dhe bandës së tyre.

Kryemadhi thekson se filmat e vjetër me të njëjtin përfundim janë pa interes për shumicën e shqiptarëve.

Shfokusimi nga INCENERATORËT që unë kam kallëzuar me përgjegjësinë e firmës time dhe protagonizmi BOSH janë sot shërbimi më i mirë që mund ti bësh Edi Ramës, Erion Veliaj & Bandës së tyre.

Denoncimi me fakte, prova dhe firmë konkrete kundër bandës në qeveri dhe bashki; këto janë tema kryesore që mendoj se duhet të udhëheqin aksionin opozitar.

Gjithashtu, unë besoj se shqiptarët presin nga Opozita ide, vizion dhe propozime konkrete, që ngjallin shpresë dhe besim për popullin shqiptar. Se si do të rrisim mirëqenien dhe sigurinë e tyre.

Filmat e vjetër me të njëjtin përfundim janë pa interes për shumicën e shqiptarëve”, shkruan Kryemadhi në rrjetin social Facebook.

Në deklaratat e bëra para medias, Meta u shpreh se në Partinë e Lirisë ka nepotizëm.

Po ashtu, ai vijoi akuzat ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani, se ky i fundit sipas Metës ka hapur hetimet për dosjen ÇEZ-DIA. Madje Meta tha se Dumani sipas tij, i ka dërguar njerëz që të largohet jashtë vendit se po hetohet për dosjen ÇEZ-DIA.

/rtsh.al/