RTSH 24 Live

Aktualitet

Kruja “mbulohet” nga mjegulla, vështirësi në qarkullimin e automjeteve nga Thumana deri në Vorë

22/04/2024

Kruja “mbulohet” nga mjegulla, vështirësi në qarkullimin e automjeteve nga Thumana deri në Vorë

I gjithë rrethi i Krujës, nga Thumana deri në afërsi të Vorës, është zgjuar nën petkun e një mjegulle të dendur mëngjesin e kësaj të hënë (22 prill), duke krijuar vështirësi me qarkullimin e automjeteve.

Dendësia e mjegullës nuk lejon shikueshmërinë më shumë se pak metra. Për pasojë, të gjithë personat që udhëtojnë nga veriu drejt Rinasit, apo Tiranës, duhet të tregojnë kujdes të shtuar për të shmangur aksidente të mundshme.

/rtsh.al/