Ambasadori i BE-së Silvio Gonzato i ka bërë thirrje opozitës dhe qeverisë që të ulen në tryezën e dialogut dhe të diskutojnë për arritjen e një zgjidhje politike, ku sipas tije dhe opozita të ndihet e dëgjuar.
Për ambasadorin dhuna dhe moslejimi i mbarëvajtjen së punës nuk është zgjedhje dhe se opozita duhet të përdorë mënyra të tjera për të shprehur mosdakordësinë e saj lidhur me çështjet.
“Unë e dua muzikën por nuk jam dirigjent i mirë, më mirë rri në auditor dhe e dëgjoj muzikën. Por do të keni dëgjuar se në mënyrë konstantet kur jam pyetur kam theksuar faktin se duke pasur parasysh rëndësinë e reformave është e rëndësishme që opozita të ulet në tryezë. Kam bërë thirrje për këtë gjë dhe të mbajë të përfshirë opozitën. Të gjithë duhet të ndihen autorë të procesit politik dhe ka mënyra për ta shprehur mospajtimin dhe ndryshimin e mendimit, në këtë kontest nuk mendoj se dhuna dhe ndërprerja e mbarëvajtjes së veprimtarisë është mënyrë. Ka mënyra të tjera për dialog politik dhe shpresoj që të gjendet një rrugë për të riorganizaur opozitën. Kjo kërkon edhe gatishmërinë dhe angazhimin nga të dyja palët”, u shpreh Gonzato.
Edhe kryeministri Rama tha se është i gatshëm për dialog, por se kjo gjë duhet të duhet nga të dyja palët. Rama tha se qeveria gjithmonë do të jetë e gatshme për dialog me opozitën, por se nuk është faji i mazhorancës se ajo “do të bëjë vetëvrasje politike”.
“Unë jam shumë dakord për dialog, problemi është që kur duhet të vallëzosh duhen dy vetë, dhe nuk hidhet vallja nëse të dy nuk duan ta hedhin vallen, kush është për dialog sot është shumë e thjeshtë, kush është i gatshëm të flasë, kush nuk është për dialog është shumë i thjeshtë, kush nuk është i gatshëm të flasë. Nëse nuk ka gatishmëri nga të dyja anët nuk ka dialog. Nëse ndihet e përjashtuar më vjen shumë keq pro është pa baza faktike në lidhje me qasjet tona. Është zgjedhja e tyre për të vrarë veten politikisht. Nga dita e parë e deri kur unë të jem në detyre asnjëherë nuk do jetë problem diskutimi mes mazhorancës dhe opozitës për dialog. Por diskutimi bëhet përmes gjuhës dhe jo muskujve”, tha Rama.
Pas arrestimit të ish-deputetit demokrat Ervin Salianji, opozita nisi aksionin e mosbindjes civile duke protestuar në rrugë dhe moslejuar zhvillimin e seancave të kuvendit duke bllokuar foltoren. Opozita akuzon qeverinë për korrupsion dhe të lidhur me krimin, ndërsa sipas saj po tenton edhe të asgjësojë opozitën.
/rtsh.al/