RTSH 24 Live

Sociale

Kriteret për kreditë e buta - Vlorë, Këshilli Bashkiak miraton sistemin e pikëzimit për përfituesit

5 orë para

Kriteret për kreditë e buta - Vlorë, Këshilli Bashkiak miraton sistemin e pikëzimit për përfituesit

Këshilli Bashkiak në Vlorë ka miratuar sistemin e pikëzimit për përfituesit e kredisë së butë. Nënkryetarja e Bashkisë Irena Toshkallari shpjegon se në këtë fazë kuota e përfituesve është për mbi 65 familje. Ndërsa do të ketë një tjetër fazë aplikimi për përfitimin e apartamente ndërtuar në zonën e ish frigoriferit.

Vlorë, Këshilli Bashkiak miraton sistemin e pikëzimit për përfituesit

Këshilli bashkiak në Vlorë ka miratuar unanimisht sistemin e pikëzimit për kriteret që duhet të përmbushin  përfituesit që do të aplikojnë për kredi të butë . Ky projekt synonte ndihmojë  familjet që kërkojnë të përfitojnë banesë nëpërmjet mbështetjes së Bashkisë. Nënkryetarja e Bashkisë Irena Toshkallari shpjegon se në këtë fazë kuota e përfituesve është për mbi 65 familje. Ndërsa do të ketë një tjetër fazë aplikimi për përfitimin e apartamente ndërtuar në zonën e ish frigoriferit.

Nënkryetare e Bashkisë së Vlorës, Irena Toshkallari  u shpreh për RTSH, se “Familjet e reja, të rinjtë dhe njëkohësisht familjet që kanë më shumë sesa katër fëmijë janë ato familje që kanë prioritet në këtë program. sigurisht që skema është e ndarë në katër seksione të ndryshme. Në Seksionin 1 përfshihen dhe kushtet sociale duke marr prioritet dhe personat me aftësi ndryshe, komuniteti romë dhe egjiptian, pra janë të renduara cilësitë dhe kriterit që duhet të përfitojnë individët për të pasur më shumë prioritet krahasuar me kandidatët e tjerë".

Këshilli Bashkiakë I Vlorës miratoi edhe vlerën financiare për dëmshpërblimin e familjeve  që u përmbytën në 4 tetor. 56 mln lekë do të ndahen tek 354 familje. Përfaqësuesit e opozitës  kërkuan të përfshihen edhe bizneset në këtë dëmshpërblim mirëpo në shpjegimin e Zyrës së emergjencave saktësohet se për dhënien e ndihmës monetare për biznesin do të duhej shpallja e gjendjes së emergjencës, gjë që nuk ka ndodhur. Nga ana tjetër biznesi i prekur nga përmbytjet është përfshirë nga disa lehtësira taksash, tatimore e doganore.

/rtsh.al/