RTSH 24 Live

Sociale

Fshati Asim Zeneli mes historisë dhe traditës - Prioritet agroturizmi

3 orë para

Fshati Asim Zeneli mes historisë dhe traditës - Prioritet agroturizmi

Fshati Asim Zeneli ndodhet në njësinë administrative Antigone të Bashkisë së Gjirokastrës, mban emrin e një heroi dhe është krijuar në vitin 1947 si ish kooperativë bujqësore .Si fshat fillimet i ka në vitin 1953 me banorë kryesisht të ardhur  nga zona e Labërisë si Progonati , Golemi dhe Lekdushi por edhe nga zona të tjera siç është Zagoria.

Si fillim banorët na tregojnë se në fshat u ndërtuan shumë pak shtëpi dhe me kalimin e viteve njerëzit nga e gjithë zona e Labërisë erdhën dhe u shpërngulën aty , deri sa fshati arriti të kishte më shumë se 500 banorë. Të parat objekte që u ndërtuan ishin  shkolla, fusha e sportit dhe më pas vatra  e Kulturës.

Banor i fshatit Asim Zeneli, Belul Hila  u shpreh për RTSH-në se, “Fshati Asim Zeneli është një fshat që ka një prejardhje prej zonës së Labërisë. Është një fshat i ri i krijuar në 1947 dhe deri në vitet 1960 fshati është rritur në saj të lëvizjeve demografike.  Pas këtij viti , fshati  është shtuar dhe shumuar brenda këtij cikli njerëzor.  Të gjithë bashkëfshatarët e mi janë nga tre fshatra përbërës, nga Progonati në masën 60% nga Lekdushi dhe Golemi. Fshati e mori emrin nga heroi i popullit, Asim Zeneli i cili ishte nga Progonati i vrarë në 2 korrik 1943.

Ndërsa një tjetër banorë i fshatit Delo Serjani  tregon për mikrofonin e RTSH-së, se “Në Kurvelesh në 1947 kishin ardhur kuadro të pushteti sepse banorët kërkonin ndihmë për të sistemuar bagëtinë për dimër.  Aty lindi dhe ideja që për të rregulluar punën e blegtorisë që të bashkoheshin dhe të formonin kooperativë  blegtorale.  Aty u vendos që të regjistroheshin njerëzit që të futeshin në kooperative dhe u përfshinë banorët nga Golemi, Progonati, Lekdush pati dhe familje nga Kuçi. Në 1953  filloi ndërtimi ishtëpive të para na ndërmarrja e Komunale Gjirokastër por dilte me kosto shumë të shtrenjtë. Atëherë kooperativistët kërkuan kredi nga shteti dhe filloi në mënyrën masive ndërtimi i fshatit.

Sot në këtë fshat ende shkolla funksionon por ka shumë pak fëmijë që mësojnë në të , pasi sipas banorëve brezi i ri është larguar në emigrim për një jetë më të mirë . Në Asim Zenel kanë ngelur tani rreth 284 banorë prej të cilëve shumica janë  kryesisht pensionistë ndërsa të tjerët  merren ca me blegtori e ca shikojnë si mundësi të mirë për zhvillimin e ekonomisë së tyre dhe zhvillimin e fshatit edhe agroturizmin .

Në këtë fshat janë çelur edhe bujtina familjare pasi turistët që e vizitojnë këtë zonë  nga viti në vit po

Ky fshat në zonën e Antigones ofron për turistët gjithçka pohojnë banorët pasi turizmi rural ofron potenciale të mëdha për vizitorët që kërkojnë  natyrën, ajrin e pastër, gatimet tradicionale dhe produktet bio.

E gjithë zona e Antigones po merr zhvillim të dukshëm turistik por edhe ekonomik fal edhe parkut arkeologjik të Antigones i cili nga viti në vit po njeh një numër në rritje vizitorësh .

Si një ndër pikat më të vizituara nga turistët gjatë udhëtimeve të tyre në luginën e lumit Drino, parku arkeologjik  i Antigones po i jep përparësi gjithë zonës për tu vizituar nga turistët. Sipas drejtuesit të këtij parku Shkëlqim Guçe ky qytet antik është bërë tashmë një mundësi e madhe për zhvillimin ekonomik edhe të fshatit Asim Zeneli

Për të promovuar sa më tepër këto zona rurale që ndodhen përreth parkut arkeologjik sipas drejtuesit Guçe bëhet një bashkëpunim edhe me guidat e ndryshme turistike

Zhvillimi i turizmit në zonat rurale ka një ndikim të madh në përmirësimin ekonomik, shoqëror dhe mjedisor të këtyre zonave. Disa prej përfitimeve kryesore që ofron turizmi rural në fshatin Asim Zeneli janë nxitja e ekonomisë lokale, krijimi i mundësive të vendeve të punës ,promovimi i traditave dhe kulturës që banorët e Asim Zenelit përcjellin brez pas brezi por krahas tyre edhe zhvillimi i zonës dhe ruajtja e mjedisit.

 

/rtsh.al/