RTSH 24 Live

Sociale

Fizioterapi dhe jetë aktive për të lehtësuar problemet me kockat në dimër

8 orë para

Fizioterapi dhe jetë aktive për të lehtësuar problemet me kockat në dimër

Kur jemi në stinën e ftohtë të dimrit ndodh të ndiejmë parehati në kocka, e më së shumti në shtyllën kurrizore. Mjeku i fizioterapisë, Adrian Bajraktari, na shpjegon se çfarë ndodh në trupin tonë kur ekspozohemi ndaj të ftohtit.

"Temperaturat e ulëta ndikojnë te problemet shëndetësore të kolonës për ata persona që e vuajnë. Ato ndikojnë në kontrakturat muskulore të organizmit, sidomos të trungut," tregon shefi i pavijonit të Fizioterapisë dhe Rehabilitimit.

Shpeshherë dhimbjet janë të padurueshme, saqë nuk arrijmë të përqendrohemi as në aktivitetin tonë të përditshëm.

Mënyra më e mirë është fizioterapia, por sa ndihmon ajo në lehtësimin e këtyre dhimbjeve?

"Aktiviteti fizik, fizioterapia janë të domosdoshme si në verë, si në dimër. Një ecje e thjeshtë është shumë e rëndësishme. Personat që kanëankesa për kolonën duhet të drejtohen te fizioterapia ose klinikat për të bërë ushtrime, ndërhyrje, aparatura më të specializuara," thotë Dr. Bajraktari.

Pavarësisht nga periudha e vitit, të qëndruarit aktiv është një nga mënyrat më të mira për të pasur një jetë dhe një fizik sa më të shëndetshme.

Gazetare: B. Cina

/rtsh.al/