Të krishterët u mblodhën në kishën e lindjes së Krishtit në qytetin e shenjtë të Betlehemit për të shënuar Krishtlindjen sërish nën hijen e luftës.
Në qytetin e lindjes së Krishtit në Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli, dekorimet festive munguan për të dytin vit radhazi. Vizitorët ishin të paktë në numër, krahasuar me turmat e turistëve dhe pelegrinëve në Krishtlindjet e viteve të kaluara, duke reflektuar situatën e zymtë ndërsa lufta mes Izraelit dhe militantëve palestinezë në Rripin e Gazës vazhdon.
Në sheshin Manger, zemra e qytetit palestinez dhe vendin ku të krishterët besojnë se lindi Jezu Krishti, një grup të krishterësh zhvilluan një paradë që theu heshtjen e mëngjesit të Krishtlindjes. Tradicionalisht në Betlehem, një pemë madhështore e Krishtlindjeve duhet të ndriçonte Sheshin Manger, por autoritetet lokale zgjodhën të mos vendosim dekorime ashtu si edhe një vit më parë.
Mesha e mesnatës u drejtua nga patriarku latin i Kishës Katolike, Kryepeshkopi Pierbatista Picabala. Duke iu drejtuar besimtarëve në Betlehem, ai tha se sapo ishte kthyer nga Gaza, ku pa se gjithçka ishte shkatërruar.
"Por unë pashë gjithashtu jetë, ata nuk dorëzohen, kështu që as ju nuk duhet të hiqni dorë kurrë”, u shpreh ai.
Të krishterët në Gazën e shkatërruar nga lufta, morën pjesë në meshën e Krishtlindjes në Kishën Latine të Familjes së Shenjtë në qytetin e Gazës.
“Nuk ka gëzim, nuk ka frymë festive. Ne as nuk e dimë se kush do të mbijetojë deri në festën e ardhshme”- u shpreh një banor i Gazës.
/RTSH/