RTSH 24 Live

Aktualitet

Kreu i SPAK, Arben Kraja: Në rritje numri i personave nën hetim dhe të dënuarve

20/05/2022

Kreu i SPAK, Arben Kraja: Në rritje numri i personave nën hetim dhe të dënuarve

"Gjatë vitit 2021 është shënuar një rritje të personave nën hetim dhe atyre të dënuar". Kështu deklaroi Kreu i SPAK, Arben Kraja ndërsa raportoi në Komisionin Parlamentar të Ligjeve.

Kemi pasur një rritje të kërkesave për ndihmë juridike nga autoritet e huaja. Janë hetuar në 10 skuadra të përbashkëta hetimore. Një nga skuadrat me ato të Barit është cilësuar nga Eurojust si më e suksesshme. Kemi bërë edhe hetime paralele. Nga kontaktet që kemi me autoritete e huaja. Ka rritje sasiore dhe cilësore të ndjeshme të kësaj veprimtarie. Kemi qenë të përfshirë edhe në aktivitete të tjera për efekt raportimi. Janë 11 të pandehur për pastrim parash në vitin 2021. Kemi rritje të dukshëm të personave në hetim dhe të atyre të dënuar. Kemi tetë persona në regjim të posaçëm”, deklaroi Kraja.

Lidhur me paratë e konfiskuar nga aktivitetet kriminale Kraja tha se janë ngritur laboratorë eksperimentalë si edhe janë përdorur në trajnimin e prokurorëve dhe hetuesve të rinj.

Kemi ngritur një laborator të ekspertimeve digjitale me fondet e konfiskuara nga aktiviteti kriminal. Kemi aplikuar, kemi marrë fondin, janë blerë pajisjet. Kemi marrë tre nga ekspertët më të mirë që janë në vend e është bërë efecient në fund të vitit 2021. Janë trajnuar prokurorët e hetuesit e BKH. Për periudhën e fundit kanë kryer 118 akte ekspertimi”, tha Kraja.

I pyetur nga deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj se a po ndërhyn Kryeministri Edi Rama në punën e SPAK, Kraja u shpreh se nuk merren me deklarata politike, por zbatojnë ligjin. 

"Unë nuk dua të komentoj sepse smë takon mua të bëj analiza të tilla. Ne kemi parim dhe standard që kemi vendosur të mos ndikohemi nga deklarimet publike. Gjithsecili ka të drejtën e tij të shprehë opinione, ndërsa ne duhet të jemi korrekt me ligjin, këtë parim kemi ndjekur. A duhet një nen për ta ndaluar këtë? Ka qenë diçka e parashikuar, u hoq më pas. Është në dorën tuaj, ne i ushtrojmë funksionet. Nuk është diçka shqetësuese për ta kthyer në nismë ligjore”, u përgjigj Kraja.

/rtsh.al/