RTSH 24 Live

Botë

Krerët e Bashkimit Europian vizitë në Pekin 

08/12/2023

Krerët e Bashkimit Europian vizitë në Pekin 

Presidentët e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, dhe Këshillit Europian Çarls Mishel ( Charles Michel ), zhvilluan një takim me presidentin e Kinës Shi Gjin Pin ( Xi Jinpin) në kuadër të samitit BE-Kinë që kësaj herë zhvillohet në Pekin. 

Vitet e fundit marrëdhëniet mes BE dhe Pekinit  kanë treguar shenja konsolidimi e zhvillimi në fushat strategjike, ekonomike e tregtare. 

Për von der Lejen e cila udhëtoi për herë të dytë brenda një viti në superfuqinë aziatike, marrëdhëniet me Pekinin janë tepër të rëndësishme. "Kina është partneri më i rëndësishëm tregtari i BE-së", - u shpreh ajo gjatë takimit me Shi.  

Çarls Mishel  tha se BE ishte e përkushtuar për zhvilluar një marrëdhënie të qëndrueshme me ekuilibra tregtarë që do të sillnin të mira për popujt. 

Ndërsa, presidenti kinez Shi tha se në situatën e tanishme ndërkombëtare me trazira në rritje, marrëdhëniet mes tyre kanë rëndësi strategjikedhe  ndikim global pasi janë të lidhura me paqen, qëndrueshmërinë botërore. Kina dhe Evropa duhet të respektojnë dhe mbështesin njëra-tjetrën, të forcojnë ndërlidhjen e strategjive të zhvillimit e të arrijnë zhvillim të përbashkët. Të dy palët duhet të forcojnë komunikimin e koordinimin brenda kornizave shumëpalëshe si OKB-ja e G20-a, për të promovuar zgjidhji politike për çështjet e nxehta ndërkombëtare e rajonale dhe të zhvillojnë dialog e bashkëpunim për çështjet kryesore që lidhen me të ardhmen e njerëzimit, siç është inteligjenca artificiale.

Kina është partneri më i rëndësishëm tregtare i BE-së. Vëllimi mesatar ditor i tregtisë ndërmjet Europës dhe Kinës arrin në afro 2.3 miliardë euro, duke luajtur një rol të rëndësishëm në investimet dhe zhvillimin ekonomik të të dy palëve. 

Gazetar Artur Mata

/ rtsh.al /