RTSH 24 Live

Politikë

KQZ: Në zgjedhjet vendore, nga 61 kryetarë bashkishë që fituan, 8 ishin femra, 53 meshkuj  

27/05/2023

KQZ: Në zgjedhjet vendore, nga 61 kryetarë bashkishë që fituan, 8 ishin femra, 53 meshkuj  

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka ofruar disa të dhëna, lidhur me numrin e kandidatëve për kryetar bashkie, si dhe numrin e kandidatëve fitues për kryetar bashkie.

Paralelisht me këtë, KQZ ka publikuar të dhëna lidhur edhe me raportin e kandidatëve të ndara sipas gjinive, ku bie në sy se në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023, në garën për kryebashkiakë ishin 144 kandidatë, ku 129 ishin meshkuj, dhe 15 femra.

Në përfundim të procesit të numërimit dhe shpalljes zyrtare të rezultateve, del në pah se nga 61 kandidatët fitues, 53 ishin meshkuj ndërsa 8 femra. Të gjitha kandidatet femra që fituan në zgjedhjet vendore ishin kandiduar nga PS.    

Kandidatet femra që fituan në zgjedhjet e 14 majit

Bashkia Përmet, Alma Hoxha (PS)

Bashkia Roskovec, Majlinda Bufi (PS)

Bashkia Klos, Vlabona Kola(PS)

Bashkia Lushnjë, Eriselda Sefa (PS)

Bashkia Bulqizë, Fatime Mjeshtri (PS)

Bashkia Durrës, Emiriana Sako (PS)

Bashkia Kurbin, Majlinda Cara (PS)

Bashkia Dimal, Juliana Memaj (PS)

/rtsh.al/