RTSH 24 Live

Politikë

KQZ: Në zgjedhjet e 14 majit morën mandatin e këshilltarit 7 kandidatë të pavarur

27/05/2023

KQZ: Në zgjedhjet e 14 majit morën mandatin e këshilltarit 7 kandidatë të pavarur

Në këshillat bashkiakë nuk do të ketë vetëm këshilltarë nga forcat kryesore politike në vend, por ato do të kenë në përbërje të tyre edhe këshilltarë të pavarur, si dhe subjekte politike, të cilat do të përfaqësohen me nga një mandat.

Në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023, kanë arritur të sigurojnë mandatin e këshilltarit 7 kandidatë të pavarur. Po 7 janë edhe subjektet zgjedhore, të cilat do të kenë përfaqësim të tyre në këshillat bashkiakë me nga një mandat.

Të dhënat bëhen publike nga KQZ-ja, në kuadër të publikimit të të dhënave që kanë të bëjnë me ndarjen e mandateve për këshillat bashkiak.

/rtsh.al/